KryesoreLajme

Haxhiu pret në një takim krerët institucionalë të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të hënë, ka takuar krerët e institucioneve të drejtësisë lidhur me reformën në drejtësi, në të cilin takim prezent ishin përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Gjykatës Supreme dhe përfaqësues ndërkombëtarë. Përkundër ftesës për përfaqësuesit e sistemit prokurorial, të njëjtit munguan në takim.

Në fjalën e saj, ministrja tha se pakoja e ligjeve që rrjedhë nga Deklarata e përbashkët e zotimeve në mes të institucioneve të drejtësisë pritet të dërgohet në kuvend brenda muajit shtator në mënyrë që të përmbyllet reforma në drejtësi.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Tutje, në postimin e ministres Haxhiu kërkoi që në afat sa më të shpejtë, akterët e reformës në drejtësi, t’i përcjellin komentet e fundit mbi aktet e finalizuara në mënyrë që të njëjtat të diskutohen dhe adresohen në punëtorinë e fundit e cila planifikohet të mbahet në fillim të muajit shtator.

“Edhe njëherë shpreh vullnetin tim si ministre e Drejtësisë për ta adresuar sa më shpejtë dhe profesionalisht reformën në drejtësi”, tha Haxhiu.

Gjatë diskutimit, përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe partneret ndërkombëtar, shprehën mirënjohjen për arritjet e deritanishme në këtë proces të rëndësishëm reformues, gjithashtu duke u shprehur të gatshëm për kontributin dhe mbështetjen tutje në finalizimin e akteve përkatëse normative.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Në fund ministrja Haxhiu tha se në këtë proces ka qenë i rëndësishëm angazhimi i përbashkët për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve për çka falënderoi të gjithë akterët kontribuues, ndërsa shprehu indinjatën e saj për mungesën e vullnetit të KPK-së për të realizuar reformën në drejtësi.

Rruga Press

YouTube player