Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër diskriminimit nga Beogradi
Ka nisur protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kundër diskriminimit nga Beogradi.
“Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, janë disa nga pankartat që protestuesit kanë mbajtur në duar.
Protesta ka nisur me intonimin e himnit kombëtar.
Protestuesve u është bashkuar edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Protesta po mbahet në Bujanoc.
Rruga Press