Bota

Luftime të ashpra në kufirin Rusi-Ukrainë, ushtarët e Zelensky ua mësyjnë me tanke pozicioneve të trupave të Putinit

Luftime të ashpra ka pasur mbrëmë përgjatë vijës kufitare Rusi-Ukrainë.

Sipas guvernatorit rajonal rus Alexei Smirnov, ushtarët rusë kanë “arritur të parandalojnë” sulmin e ukrainasve në rajonin e Kurskut.

Në rajonin përreth qytetit Sudzha, pesë persona janë plagosur, kurse Smirnov tha se 26 dronë kanë arritur të rrëzojnë në Kursk.

Në anën tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes, pretendon se mbrojtja e tyre kundërajrore ka interceptuar 13 dronë mbi Kursk në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Pavarësisht se ukrainasit lansuan shumë dronë, këtë mëngjes kemi hasur në katër tanke të tyre që i afroheshin kufirit tonë”, tha një bloger ushtarak rus.

Ai madje nuk hezitoi të tregojë se ishin ukrainasit ata që me tanke dhe mjete tjera të blinduara – ua mësynë pozicioneve të rusë brenda territorit rus.

Lexo më shumë  Raporti i Progresit i KE-së: Serbia mban marrëdhënie të nivelit të lartë me Rusinë e Kinën, glorifikon kriminelët e luftës
YouTube player