KryesoreLajme

Ministri Maqedonci: Për herë të parë, Kosova akrediton atashe të mbrojtjes në Slloveni, Kanada, Zvicër e Holandë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar për akreditimin e parë të atasheve të mbrojtjes jorezidentë të Kosovës në disa shtete partnere.

Siç ka thënë Maqedonci gjatë këtij viti, për herë të parë, atashe të mbrojtjes janë akredituar në Slloveni, Kanada, Konfederatë të Zvicrës dhe Holandë.

“Vetëm gjatë një viti janë akredituar për herë të parë atashe të mbrojtjes jorezident në këto shtete: Slloveni, Kanada, Konfederatë të Zvicrës dhe Holandë. Përfaqësuesit tanë ushtarakë tanimë janë të pranishëm edhe në disa shtete të tjera me të cilat kemi bashkëpunim të shkëlqyer bilateral si në ShBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Turqi, Kroaci e Shqipëri, ndërsa në proces është akreditimi i atasheve në Itali, Japoni e Republikë Çeke,” ka njoftuar Maqedonci në një postim në Facebook.

Lexo më shumë  Osmani pas takimit me Bettel: Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmbushur kriteret e BE-së

Ai ka theksuar rëndësinë e këtij hapi për rritjen e kapacitetit diplomatik dhe operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe partneriteteve strategjike.

“Zgjerojmë përfaqësimin dhe partneritetin për të ruajtur paqen, marrëdhëniet ndërkombëtare që ne zotohemi të mbrojmë: një rend të lirë dhe të hapur të bazuar në rregulla”, ka shkruar tutje ai.

Lexo më shumë  Kurti u mirëprit dhe bashkëbisedoi me bashkatdhetarë në Vjenë
YouTube player