Bota

Ukrainasit kishin patur rastin të shkatërrojnë aeroplanët më të mirë luftarakë rusë por Shtëpia e Bardhë kishte thënë jo

Për muaj të tërë, zyrtarët ukrainas i kanë lutur aleatët e tyre perëndimorë që t’ju japin leje të përdorin armët më të mira, në veçanti raketat balistike – që të godasin aeroplanët luftarakë rusë që ishin të parkuar në një fushë të hapur në bazën ajrore brenda territorit rus – që fluturonin shkurt nëpër qytetet ukrainase.

Për muaj këtë aleatë ishin skeptikë për këtë kërkesë, duke u thirrur në rrezikun e eskalimit të një lufte më të gjerë.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Në anën tjetër, inteligjenca ukrainase njoftoi se ka shkatërruar së fundmi një aeroplan luftarak rus Sukhoi Su-34 – si dhe dëmtuan pjesërisht dy Su-34.

Nga inteligjenca ukrainase publikuan imazhet satelitore të një baze ajrore, që tregonin qartë pasojat e këtij sulmi në këtë bazë ajrore.

Duke marrë parasysh se Voronezh Malshevo është një bazë ajrore mirë e ruajtur, ukrainasit kërkuan leje nga perëndimorët që të përdorin raketat e tyre më të mira amerikane që ta sulmojnë. Bëhet fjalë për sistemin raketor ATACMS që është pothuajse i paiterceptueshëm.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Por ishte administrate e presidentit amerikan Joe Biden që i tha jo një kërkese të tillë të ukrainase. Jake Sullivan, këshilltar për siguri kombëtare i Bidenit tha se “politika amerikane nuk ka ndryshuar”.

Ai theksoi se ukrainasit mund të përdorin ATACMS për të shënjestuar rusët vetëm në zonat e pushtuara të Ukrainës, e jo në territorin rus.

YouTube player