Sport

Ylli olimpik fle në park, pas ankesave për kushtet në fshatin olimpik

Fituesi i medaljes së artë olimpike, Thomas Ceccon, është parë duke fjetur në një park të Parisit, pasi u ankua për kushtet në fshatin olimpik, shkruan Daily Mail.

Notari italian, Ceccon, fitoi të artën në 100 metra shpinë, ndërsa tha “se është vështirë të flesh gjatë natës dhe pasdites” në fshatin olimpike ku janë akomoduar shumica e sportistëve. Lidhur me kushtet në fshat ka pasur ankesa të shumta.

Lexo më shumë  Start fantastik i sezonit, Ismajli vlerësohet si mbrojtësi më i mirë në Serie A

“Nuk ka ajër të kondicionuar në fshat, është vapë, ushqimi është i keq”, ka thënë italiani.

“Shumë sportistë largohen për këtë arsye. Nuk është justifikim, por është realitet dhe jo të gjithë e dinë”.

Ai ka treguar se në shtëpi fle gjithnjë pasdite, por këtë po e ka të pamundur ta bëj në fshatin olimpik për shkak të zhurmës dhe të nxehtit.

Në rrjetet sociale është bërë virale pamja e Cecconit në ceremoninë e medaljeve. Ndërkohë sportisti saudit, Husein Alireza e pa Cecconit duke bërë një sy gjumë në një peshqir në park dhe e postoi pamjen në “Instagram”.

Ai ka thënë se italiani ka fjetur në një park në fshatin olimpik.

Edhe sportistë tjerë të njohur janë ankuar për kushtet në fshatin olimpik.

Rruga Press

YouTube player