Art & KulturëKryesore

Guri i qytetit, Monument Kulture dhe simboli i Përmetit

Guri i qytetit ndodhet në Përmet, 250 m mbi nivelin e detit. Guri i Qytetit konsiderohet si simboli i identitetit të qytetit. Ai ka vlera gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike, ekologjike dhe kulturore.

Zona mbrojtëse e gurit të buzë lumit Vjosë në periferi të qendrës së qytetit të Përmetit është Monument Kulture, Kategoria I.

Lexo më shumë  Ragmi Mustafa thotë se është dënuar nga Serbia për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar

Guri i qytetit është një shkëmb masiv me faqe të thikta, 12 metra i lartë. Në pjesën e sipërme shkëmbi rrafshohet në një suprinë 15×15 m në të cilën ruhen rrënojat e një fortifikimi të shek. IV-VI.

Në rrëzë të shkëmbit ndodhet një trakt i periudhës antike i njëjtë me fortifikimin e shek.III p.k. në luginën e Drinos. Në sipërfaqe të gurit gjenden dy ambjente të rënuara, njëra është përdorur si ujëmbledhës me sipërfaqe 14 m² dhe tjetra me sipërfaqe 22.5 m².

Muri është izodomik me blloqe gëlqerore në trajtë katërkëndëshi rreth (1×0.4 m) me faqe bashkimi të latuar mjaft mirë dhe ballë të rrafshtë.

Rruga Press


YouTube player