BotaKryesore

Ukraina pranon avionët e parë F-16

Ukraina i ka pranuar avionët e parë luftarakë F-16 të cilët i ka kërkuar prej muajsh për t’i luftuar sulmet ruse, ka konfirmuar një zyrtar amerikan për AP-në.

Edhe një deputet ukrainas ka konfirmuar se Ukraina ka pranuar një numër të vogël të avionëve F-16.

Ukraina ua ka kërkuar partnerëve perëndimorë prej muajsh këta avionë, duke thënë se ishin kritikë për të luftuar kundër Rusisë. F-16 është i specializuar në shkatërrimin e mbrojtjes ajrore të armikut. Perëndimi me hezitim ka lëvizur përpara për t’ia dhënë këta avionë, pas shqetësimeve se armatosja e Ukrainës me armatim të avancuar mund të përshkallëzojë më tej luftën me Rusinë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

SHBA-ja ka trajnuar pilotët ukrainas si të fluturohen avionët. Nuk dihet sa avionë janë ofruar tani ose cilat vende i kanë dhënë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka autorizuar dërgimin e avionëve luftarakë në gusht 2023. Belgjika, Danimarka dhe Holanda janë zotuar se do t’ia japin mbi 60 avionë Ukrainës.

Ukrainës i nevojiten të paktën 130 avionë F-16 për të neutralizuar fuqinë ajrore të Rusisë, thonë zyrtarët ukrainas.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player