Kurti pritet nga Macroni para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri, Albin Kurti, është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti francez, Emmanuel Macron, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024.
Këtë e ka bërë vetë Kurti teksa ka shpërndarë edhe një video në Facebook.
“Bashkë me Ritën, në pritjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron në Pallatin Élysée, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024”, ka shkruar Kurti.
Rruga Press