Lajme

Ngadalësohet turizmi në Shqipëri, hyrjet e shtetasve të huaj në qershor shënojnë rritjen më të ulët të këtij viti

Ritmet e rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri në muajin qershor janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT bënë të ditur se në vend në qershor hynë gjithsej 1.24 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 23.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një muaj më parë, në maj, hyrjet e të huajve ishin rritur me 38%. Rekordin për këtë vit e mban shkurti, me një zgjerim prej 55%, në një tregues se turizmi po shtrihet përgjatë gjithë vitit, teksa vendi po tërheq gjithnjë e më shumë udhëtarë të interesuar jo më vetëm për detin, por edhe për historinë, kulturën, kulinarinë.

Për periudhën janar- qershor, hyrjet e shtetasve në vend janë rritur me 34%, nga 38% që ishte zgjerimi për 5 mujorin.

Dy vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar periudhën më të mirë historike për turizmin, me hyrjet e shtetasve të huaj që i arritën 10 milionë në 2023. Tendenca pozitive ka vijuar edhe këtë vit, por me fillimin e verës rritja e çmimeve duket se ka frenuar disi të huajt që në Shqipëri vijnë kryesisht për shkak se vendi reklamohet si një destinacion i lirë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Shifrat

Sipas INSTAT, gjatë muajit Qershor 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar, 1.921.208 shtetas shqiptar dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 21,5 %, krahasuar me Qershor 2023.

1.788.916 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Qershor 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 676.241, duke pësuar një rritje me 17,7 %, krahasuar me Qershor 2023.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.244.967. Ky numër është rritur me 23,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Në muajin Qershor 2024, 642.471 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,5 %, krahasuar me Qershor 2023.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2024, janë 1.146.445. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 25,4 %.

Në Qershor 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.174.197 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 41.921 dhe 11.103 shtetas.

Në Qershor 2024, krahasuar me Qershor 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë:

• rritje, për qëllime personale me 23,2 %;

• rritje, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj., me 25,1 %;

• rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 57,2 %./Monitor

Rruga Press

YouTube player