KryesoreLajme

Ministrja Nagavci: ‘Edukimi i Mbrojtjes së Fëmijës’, qartëson rolin e institucioneve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se udhëzimi administrativ “Edukimi i Mbrojtjes së Fëmijës”, ka për qëllim bashkëpunimin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se ky udhëzim garanton që të gjitha veprimet dhe vendimet që i marrin institucionet edukativo-arsimore udhëhiqen nga parimet e konventës për të drejtat e njeriut.

Lexo më shumë  FSK e kryen ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”, testojnë edhe kapacitetet e togut të mortajave

“Qëllimi i këtij udhëzimi administrativ është funksionimi e bashkëpunimi në përgjithësi në të gjithë institucionet edukativo-arsimore në ‘Edukimin e mbrojtjes së Fëmijës’ ky udhëzim garanton që të gjitha veprimet dhe vendim që i marrin institucionet edukativo-arsimore udhëhiqen nga parimet e konventës për të drejtat e njeriut. Në tërësi ky udhëzim qartëson rolin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore duke përfshirë shkollat dhe të gjitha institucionet në kuadër të arsimit. Për realizmin e aktiviteteve edukuese për fëmijët në funksion te edukimi të mbrojtjes së fëmijës”, ka thënë Nagavci.

Lexo më shumë  Rusia mund të ketë ndarë sekretet bërthamore me Iranin në këmbim të raketave

Rruga Press

YouTube player