KryesoreLajme

VLEN: Organet gjyqësore të veprojnë pa ndikime politike në rastin e nipit të Ali Ahmetit

VLEN ka reaguar pas njoftimit të MPB-së se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti dhe disa personave tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. 

Nga VLEN u bëjnë thirrje autoriteteve gjyqësore që të veprojnë vetëm sipas ligjit, të lirohen nga ndikimet politike dhe të japin drejtësi bazuar në provat e paraqitura.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Ligjet duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo politike. Kthimi i besimit në sistemin ligjor nuk guxon të shndërrohet në pika të politikës ditore. Nuk na gëzon fakti që një parti politike si BDI-ja lidhet me dyshime të rënda dhe indikacione për raste të shumta të korrupsionit politiko-familjar”.

“Këto rrethana rrënuese i hedhin njollë të gjithë shqiptarëve. Dyshimet e tilla janë një tjetër argument plus se BDI duhet të reformohet sa më shpejt dhe të fillojë të veprojë si një opozitë konstruktive”.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Është detyrimi ynë si VLEN që të mos lejojmë që kjo kryesi e BDI-së e mbërthyer në të kaluarën të përpiqet t’i bëjë shqiptarët mburojë për skandalet e tyre korruptive”, thonë nga VLEN.

Rruga Press

YouTube player