KryesoreLajme

Media boshnjake: Nacionale dhe Periskopi nën kontrollin e terroristit Radoiçiq dhe të Vuçiqit

Gazeta boshnjake ‘Slodobna Bosna’ (Bosnja e Lirë) në një investigim të ditëve të fundit mbi ndërhyrjet dhe investimet serbe, duke përfshirë edhe atë në mediat rajonale, ku qëllim i kësaj fushate është rritja e ndikimit serb me anë të dezinformimit, shprehet se edhe disa media të Kosovës janë bërë instument i kësaj fushate.

‘Slobodna Bosna’ bën të ditur se ‘Periskopi’ dhe ‘Gazeta Nacionale’ janë dy mediat që kanë përfituar mjete financiare nga terroristi i skenarit të Banjskës, Milan Radoiçiq dhe nga regjimi i Vuçiqit.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Më poshtë do gjeni të shkëputur nga pjesën artikulli ku përmenden këto dy media:

Siç mëson ‘Slobodna Bosna’, regjimi i Vuçiqit po zgjerohet pas Malit të Zi dhe Kosovës kur bëhet fjalë për ‘harmonizimin’ e mediave të papërshtatshme në rajon.

Domethënë, pas ‘aksioneve’ në Mal të Zi, radha e sulmit mediatik në Kosovë, ku siç kanë zbuluar bashkëbiseduesit tanë nga ai vend, i pari ka ardhur portali Periskopi, i cili është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit të Banjskës, Milan Radoiçiq, e së fundmi u përfundua edhe transaksioni miliona dollarësh i kosovares Nacionalja, e cila u vu në dispozicion të regjimit të Vuçiqit me tekste kritike për qeverinë e Albin Kurtit dhe shkaktoi zemërim te shqiptarët e Kosovës.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi
YouTube player