Haxhiu: E papranueshme heshtja për rastin e përgjimeve
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se gjatë këtyre ditëve kanë përcjellë përgjimet e lansuara në mediat online të drejtorit të Intelegjencës Financiare.
Ajo ka thënë se të njëjtat janë tronditëse për Ministrinë e Drejtësisë.
Haxhiu ka shtuar se kambanat për cenimin e drejtësisë po bien sërish.
“Ajo çfarë është e çuditshme është që edhe pse kanë kaluar disa ditë nga publikimi i përgjimeve, janë të pakta reagimet nga shoqëria civile. Nuk po ndodhë e njëjta si kur ishte publikuar afera ‘pronto’. Kam vendosur sot të dal në një konferencë me qëllimin që të thërras për përgjegjësi dhe reagim shoqëror lidhur me rastin. Është e papranueshme që për një skandal që po ndodhë në Kosovë të flas vetëm Qeveria”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se vettingu është i rëndësishëm dhe për të po punojnë vazhdimisht.
Ajo i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial që të merren me rastin, duke thënë se është e vetëdijshme për ndarjen e pushteteve./koha.net/