Bota

Bankat, aeroportet dhe shërbimet urgjente! Sistemet që u bllokuan nga Microsoft

Biznese të mëdha në botë që përfshijnë banka, linja ajrore, kompani të telekomunikimit, transmetues radiotelevizivë dhe supermarkete janë përballur me bllokim të sistemeve kompjuterike.

Po ashtu shumë aeroporte dhe linja ajrore kanë raportuar për pengesa në sistemet e tyre. Disa kanë anuluar edhe fluturimet.

Linjat “United”, “Delta”, “American” me bazë në SHBA kanë ndaluar fluturimet. Në Aeroportin e Sydneyt është shkaktuar kaos pas një ore paqartësie.

Ekranet e informacionit të nisjeve janë kthyer në ngjyrë të zezë dhe disa linja nuk kanë mundur ta kryejnë kontrollën normale të pasagjerëve në kompjuterë.

Lexo më shumë  Zelensky emëron ish-ministrin e mbrojtjes, Umerov si kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme

Linja ajrore evropiane “Ryanair” po ashtu ka raportuar për pengesa në rrjet. Ngatërresa në sistem ka pasur edhe në Aeroportin e Edinburghut, Berlinit, Spanjës.

Kompania e telekomunikimit australiane “Telstra Group” po ashtu ka thënë se është përballur me problemin e njëjtë.

Kanalit televiziv britanik “SkyNews” i është ndaluar transmetimi. Po ashtu kompanitë e trenave janë prekur në Britani.

Policia në shtetin amerikan të Alaskës ka raportuar për bllokim të linjës për emergjenca – 911.

Lexo më shumë  I ndërtuar për të zgjatur, u shemb brenda pak muajsh! Si Péter Magyar çmontoi sistemin e Viktor Orbánit

Microsoft ka thënë se po merret me problemin.

Është raportuar se një kompani e sigurisë kibernetike e quajtur Crowdstrike, e cila prodhon softuer antivirus, ka lëshuar një përditësim softuerik që ka shkuar keq dhe tani po u shkakton probleme pajisjeve Windows.

Rruga Press

YouTube player