Andi Bushati: Beleri shkeli lejen, duhet të dënohet me burg, por drejtësia është “shapkë” e Edi Ramës
Andi Bushati thotë se i gjithë procesi Beleri ka qenë një proces i manipuluar dhe dirigjuar nga Edi Rama.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se Beleri ka shkelur lejen që i dha Drejtoria e Burgjeve dhe se duhet të dënohet me pesë vite burg, por drejtësia nuk do të bëjë asgjë, pasi tani nuk i intereson më Edi Ramës.
“Ne nuk kemi SPAK, kemi mashë të Edi Ramës. Që në ditën që u bë presioni i parë nga Greqia, çfarë intervistash ka dhënë Rama për mediat greke? Çështja Beleri nuk ështrë çështja ime por është e drejtësisë. Çfarë u bë me lejen që nuk u dha për tu betuar por për parlamentin europian? Drejtësia i ngriti topin Ramës.
Sa kohë ishte i padënuar nuk merrte leje. Tani që e ka në dorë administrata, vërtetohet kjo alibi e Ramës që çështja Beleri nuk është çështja ime. Ai ka shkelur lejen dhe duhet të dënohet pesë vite të tjera.
A do të ketë drejtësia të njëjtin zell tani? Jo! Sepse këta janë shapkat e grisura të Edi Ramës. Kemi bërë një SPAK që të shërbejë si vegël e autokratit.
Gjithë procesi i manipuluar tregoi që drejtësia është masha e Edi Ramës. Është farsë e dirigjuar nga larë”, tha Bushati.
Rruga Press