KryesoreOpinion/Aktualitet

Deputetët opozitar vazhdimisht deklarojnë se kjo Qeveri ka dështuar, por ja disa shpenzime te deputetëve të LDK-së gjatë kësaj periudhe

Shkruan Xhevdet Pozhari

Deputetët opozitar vazhdimisht deklarojnë se kjo Qeveri ka dështuar, flasin për krizën e rëndë ekonomike.

Mirëpo, sa ka reflektuar kjo krizë vërtetë në xhepin e tyre? Zakonisht, kur ka krizë njerëzit kursejnë, nuk shpenzojnë. Por, për shumicën dërrmuese të deputetëve të LDK-së është e kundërta.

Mëposhtë i gjeni disa pasuri në të cilat kanë investuar gjatë periudhës 2021 – 2023 kur në pushtet ishte Qeveria që e akuzojnë për krizë.

● Lumir Abdixhiku, në vitin 2023 paska blerë banesë 174 m2, vlera 260 mijë euro;

Lexo më shumë  Amandamenti V pika 1:

● Kujtim Shala, në vitin 2022 paska blerë 6 ari, vlera 18 mijë euro. Në vitin 2021 veturë BMW, vlera 36 mijë e 500 euro. Në vitin 2023 veturë Mercedes, vlera 10 mijë euro;

● Arben Gashi, në vitin 2023 paska blerë shtëpi 235 m2, vlera 165 mijë euro. Po ashtu, në vitin 2023 paska blerë banesë 140 m2, vlera 97 mijë e 500 euro;

● Anton Quni, në vitin 2023 paska blerë banesë 138m2, vlera 100 mijë euro. Në vitin 2022 veturë Renault, vlera 28 mijë euro;

Lexo më shumë  Rritja e autoritarizmit të pushtetit në Shqipëri dhe tiktok-u

● Armend Zemaj, në vitin 2021 paska blerë banesë 84 m2, vlera 72 mijë euro;

● Driton Selmanaj, në vitin 2021 paska blerë banesë 92 m2, vlera 40 mijë euro;

● Besian Mustafa, në vitin 2021 paska blerë veturë BMW në vlerë të 18 mijë eurove dhe dy garazhe në vlerë totale 6 mijë e 600 euro;

● Hykmete Bajrami, në vitin 2023 paska ble veturë Audi, vlera 14 mijë euro;

Krizë valla!

YouTube player