KryesoreLajme

Osmani takon presidentin finlandez, flasin për rritjen e bashkëpunimit

Në vazhdën e takimeve në kuadër të Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Londër, presidentja Vjosa Osmani ka takuar edhe presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, me të cilin thotë se ka zhvilluar një takim përmbajtësor.

“Takim përmbajtësor me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, mbështetës i kamotshëm i Kosovës dhe i së ardhmes euroatlantike të vendit tonë. Forcimi i partneritetit Kosovë-Finlandë dhe rritja e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë mbetet angazhimi ynë i përbashkët”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Lexo më shumë  Konjufca dhe Bajrami diskutojnë me Sorensenin për avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhenieve me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Londër, në Pallatin Blenheim është pritur edhe nga kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer. Ajo ka falënderuar kryeministrin britanik “për pritjen e ngrohtë”.

Osmani po e përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Sipas njoftimit, Osmani i është bashkuar 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, në adresimin e çështjeve urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve gjithandej Evropës.

Lexo më shumë  Instituti prestigjioz OSW ngre alarmin: Qeveria Rama po dëmton drejtësinë dhe po largon Shqipërinë nga BE-ja
YouTube player