KryesoreLajme

Presidentja Osmani para samitit të Komunitetit Politik Evropian: Kosova e barabartë me shtetet e BE-së

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se edhe pse Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, asaj po i jepet mundësi e barabartë që të shprehet në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Osmani ka theksuar se Kosova është shembulli i shkëlqyeshëm i demokracisë.

“Edhe pse nuk jemi anëtare e Bashkimit Evropian, do të kemi mundësinë e barabartë të shprehim jo vetëm shqetësimet por edhe ide se si mund t’i tejkalojmë disa prej sfidave më të mëdha që kontinenti ynë po i përball”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Osmani ka shtuar se pavarësisht pesimizmit që dëgjohet nganjëherë në samite të tilla, “sot do të jetë ditë ku do të dëgjojmë shumë storie optimiste”, derisa ka përmendur lidhjet e ngushta me Britaninë e Madhe.

Osmani do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?
YouTube player