Bota

Në Britani nis samiti ku do të diskutohet për emigrimin dhe Ukrainën

Udhëheqësit nga e gjithë Evropa janë mbledhur në Britani për një samit në mes të shqetësimeve se a do të mbetet SHBA-ja një aleat i besueshëm nëse Donald Trumpi siguron një presidencë të dytë.

Kryeministri i sapozgjedhur i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer mirëpriti rreth 45 krerë shtetesh për të diskutuar migrimin, sigurinë energjetike dhe kërcënimin nga Rusia, ndërsa ai kërkon të rikthejë marrëdhëniet midis Britanisë dhe fqinjëve të saj të Bashkimit Evropian, katër vjet pas divorcit mes tyre, raporton AP.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Qeveria britanike ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar ka në plan të “marrë një rol më aktiv dhe më të madh në skenën botërore”, veçanërisht duke ndihmuar Ukrainën të luftojë pushtimin rus dhe duke punuar për të goditur bandat e kontrabandës së njerëzve.

Kur Britania kishte rënë dakord në fillim të këtij viti për të mbajtur samitin njëditor, kryeministër ishte udhëheqësi konservator Rishi Sunak.

Humbja e tij në zgjedhjet e 4 korrikut bëri që Starmer të jetë ai që do t’i mirëpresë liderët në Pallatin Blenheim, një shtëpi fshati barok, që ishte vendlindja e kryeministrit të Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill.

Lista e të ftuarve përfshin kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin polak Donald Tusk dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Rruga Press

YouTube player