Lajme

Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së, tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni të Veriut

Një tjetër arrestim i ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Këtë herë në Maqedoni të Veriut është ndaluar Blerim Ramadani. E me të bashkë ishte bashkëshortja e tij Valbona e cila ka folur për Dukagjinin.

“Arrestimi ka ndodhur dje, rreth orës 13:20, na ndaluan në kufi, për kontrollë të dokumentave,” ka thënë Ramadani.

Bashkëshortja e tij ka thënë se Blerimi është arrestuar për shkak se ishte në UÇK.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“I kanë thënë që ndalesa është për shkak të pjesëmarrjes në UÇK, kam folur me ta,mire ka qenë sjellja e tyre ndaj tij dhe ndaj meje, ka qenë shumë e mirë,” shtoi Ramadani.

Blerim Ramadani i kishte bërë shoqëri bashkëshortes së tij për në qytetin e Tetovës, pasi Valbona studion atje.

Ramadani është ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

MPJD-ja ka njoftuar se është në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Poashtu kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e jonë e Drejtësisë dhe jo vetëm janë në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës atje në mënyrë që të marrin vesh më shumë për shtetasin e Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim atje”, ka thënë Kurti.

Rruga Press

YouTube player