KryesoreLajme

Qytetarët lahen në Ujman, Kurti: Situata është e qetë, Policia e Kosovës në shërbim të të gjithë qytetarëve

Sot në konferencën për media, kryeministri Kurti u pyet rreth qytetarëve që ditëve të fundit janë larë në liqenin e Ujmanit, derisa kanë dalë pamje që aty ka pasur edhe patrulla të Policisë së Kosovës.

Ai tha se nuk “mund t’i di” patrullat e Policisë në Ujman e as në Kosovë. Kurti shtoi se situata është e qetë dhe e sigurt.

“E di që shpesh është kërkuar prej meje herë ta bëj policin e Kosovës, herë zyrtarin e doganës po unë jam veçse kryeministër dhe nuk mund t’i di patrullat e policisë rrotull Ujmanit, në drejtim të Ujmanit apo kudo qoftë në Kosovë. Unë besoj që ata i kanë veprimet e tyre në përputhje me protokollet dhe strategjitë që i zhvillojnë, situata është e qetë, është e sigurt”, tha ai.

Lexo më shumë  Djegia e shtëpisë në veri, kryeministri Kurti: Kryesit e veprës do të ndiqen nga organet e drejtësisë

Ai më pas i falënderoi edhe gazetarët “për durimin sepse kjo është java më e nxehtë e vitit që po qëndrojmë bashkë në numër kaq të madh në këtë dhomë”.

Kurti tha se Policia e Kosovës është multietnike dhe se është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

“Qytetarët freskohen nëpër ato liqene të pakta që i ka Kosova dhe unë besoj që Policia po bën punë të shkëlqyeshme por ajo i ka vlerësimet për rreziqet e mundshme dhe besoj që nga këto vite qytetarët janë ndarë të kënaqur me vlerësimet e Policisë sepse kanë dalë të ruajtur e të mbrojtur prej tyre. Policia mbron edhe qytetarët, edhe rendin publik, por njëkohësisht edhe objektet e ndryshme. Unë mendoj që duhet të jemi të kënaqur me vlerësimet dhe performancën e Poilicisë, e cila është multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie”, tha ai.

Lexo më shumë  Ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas që do të zëvendësojë Borrellin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Rruga Press

YouTube player