KryesoreLajme

Shtesat e reja për fëmijë merren nga gushti, ministri Murati tregon se në skemë është një nënë me 10 fëmijë  

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur detaje nga skema e ri-dizajnuar e shtesave për fëmijë.

Murati në një konferencë për media bëri të ditur se skema e re e shtesave për fëmijë do të hyjë në fuqi nga gushti, pasi për këtë muaj tashmë janë përpunuar listat.

“Konsiderojmë se është një ditë e mirë, me një lajm të mirë për fëmijët dhe të gjitha nënat që marrin shtesat në emër fëmijëve…”, tha ai, duke shtuar se janë mbi 403 mijë fëmijë që përfitojnë nga skema e shtesave.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Sipas tij, çdo familje që i ka tri fëmija nga 0-16 vjet do të përfitojë mbi 17 mijë euro për tre fëmijët për vitet e përfitimit nga shtesat.

“Më lejoni t’ju jap një kuriozitet. Ka një nënë në skemë që ka 10 fëmijë…”, tha ai, duke shtuar se ka raste edhe kur nënat kanë 7,8 e 9 fëmijë.

Ministri tutje tha se në rast se njëri nga tre fëmijët mbush 16 vjet, atëherë për dy fëmijët nëna merr shtesat e caktuara për dy fëmijë dhe jo për tre.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ministri Murati tha se skema e re e shtesave për fëmijë ka një kosto vjetore prej 120 milionë euro. 

Rruga Press

YouTube player