KryesoreLajme

Osmani dhe Hargreaves diskutojnë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit është diskutuar për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Osmani, sikurse në samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Lexo më shumë  Vetëvendosjes i shtohet një ulëse në Kuvend kur janë numëruar vetëm 27% e votave në përfaqësitë diplomatike

Presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë Samit, përfshirë nevojën e përpjekjeve kolektive për ta mbrojtur demokracinë, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema.

Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrje të rreth 50 liderëve dhe përfaqësuesve evropianë.

Lexo më shumë  “La Repubblica”: Në Tiranë mijëra në rrugë për "Revolucionin e Flamingove"
YouTube player