KryesoreLajme

Kurti takon Bordin e ri Mbikëqyrës të Trepçës, thotë se Qeveria do ta përkrah kundrejt një plani të qartë të veprimit

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar sot Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Trepça, të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë.

Në takim u diskutua mbi veprimet e menjëhershme, planet dhe synimet afatgjata për ndërmarrjen minerare.

Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për ta përkrahur Trepçën kundrejt një plani të qartë të veprimit.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Qeveria synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës në përputhje me interesin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor, thuhet në komunikatë.

YouTube player