Bota

Ishin fshehur në një shtëpi duke menduar se do t’i mashtrojnë, ushtarët rusë e pësojnë keq nga tanket ukrainase

Tanket ukrainase kanë nisur një operacion që kishte për synim eliminimin e njësive ruse.

Në një zonë malore, forcat ruse ishin strehuar në një shtëpi private duke menduar se nuk do ta kuptojnë këtë “rreng” ukrainasit.

Pasi ngritën në ajër dronin për të vëzhguar situatën në terren, operatori i dha dritën e gjelbër këmbësorisë ukrainase që u nis menjëherë në aksion.

Lexo më shumë  Astronomët ngrenë shqetësimin: Satelitët e Elon Musk po na "bllokojnë" pamjen e universit

Rrugës për atje iu bashkuan edhe tanket, që vazhdimisht shkrepën predha në drejtim të shtëpisë derisa ajo u shemb dhe mbeti vetëm rrënoja.

E ushtarët rusë as që e patën rastin të ikin nga atje, për faktin se ishin vazhdimisht nën zjarrin e ukrainasve.

YouTube player
YouTube player