KryesoreLajme

Momente emocionale: Djali nga Mitrovica kthehet pas 24 vitesh në banesën që ia kishin uzurpuar serbët në veri (Foto)

Situata   në komunat veriore të Kosovës ditë e më shumë po i kthehet qetësisë dhe sigurisë  dhe jeta për qytetarët e të gjitha komuniteteve tashmë është kthyer në normalitet qëkur në atë pjesë janë larguar bandat e kryekriminelit Milan Radojçiq.

Për herë të parë pas 24 vitesh Artan Xhaka nga Mitrovica është rikthyer në banesën e tij në Mitrovicën Veriore të cilën e kishte të uzurpuar nga serbët.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Artani përmes rrjetit social facebook i cili ka publikuar disa fotografi në momentin e kthimit në banesën e tij.

Me çelës në derë e më fytyrë të buzëqeshur duke hapur derën në të cilën është e vendosur logoja e institucioneve të Kosovës Artani shkruan:

“Mbas 24 viteve e rikthejm banesën e uzorpuar në pjesën veriore të Mitrovicës.”

Këto momente të kujtojnë kohën e pasluftës në Kosovë ku mijëra qytetarë u rikthyen nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre të cilët u dëbuan nga regjimi i Millosheviçit,  momente të cilat për shqiptarët e Mitrovicës Veriore po përjetohen 25 vite më vonë. /kosovanews.net/

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada
YouTube player