FSK diplomon në Shqipëri, 4 oficerë në KKSHP
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë diplomuar në Republikën e Shqipërisë.
FSK përmes një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se në ambientet e amfiteatrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë ka organizuar ceremoninë e diplomimit të kursantëve të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursit të Lartë të Oficerit.
“Në këtë ceremoni në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) kanë diplomuar 4 oficer nga FSK-ja si dhe në Kursin e Lartë të Oficerit (KLO) 2 oficerë…Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në të gjitha nivelet e edukimit ushtarak”, shkruan Forca e Sigurisë së Kosovës.
Rruga Press