KryesoreLajme

Kuvendi miratoi deklaratën për përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës

Në 29-vjetorin e masakrës së Sbrenicës, me 84 për dhe asnjë kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar deklaratën mbështetëse të Rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës.

Deklarata u lexua  nga nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani, i cili tha se kjo ditë po bëhet ditë reflektimi mbi krimet që u kryen në Srebrenicë.

“Vlerësoj se caktimi i 11 korrikut si dita e përkujtimit dhe reflektimit të gjenocidit të 1995-s në Srebrenicë, të solidarizohemi me të mbijetuarit dhe përkujtimi për Srebrenicën të shërbejë si kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë, për të parandaluar tragjedi në të ardhmen”, tha Shabani, para hedhjes në votim të deklaratës.

Lexo më shumë  Kurti takohet me përfaqësues të agjencive të OKB-së, i njofton për “progresin e Kosovës”

Para se të miratohet deklarata e rezolutës për ‘Gjenocidin e Srebrenicës’, fjalën e mori edhe zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, e cila tha se me miratimin e kësaj rezolute bëjmë të ditur se ngjarje të tilla të mos përsëriten më, derisa falënderoi të gjithë vendet që kanë përkrahur popullin boshnjak. Ajo falënderoi edhe populli e Kosovës,institucionet e saj në mbështetjen e rezolutës në mbamendjen e gjenocidin në Srebrenicë.

Lexo më shumë  Kryekuvendari Konjufca takoi shefin e EULEX-it, diskutuan për demokraci e stabilitet afatgjatë

Pas votimit të rezolutës përfundoi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës që iu kushtua gjenocidit në Srebrenicë.

Rruga Press

YouTube player