Lajme

Kamberi me rezolutë që kërkon të dënohet gjenocidi në Srebrenicë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, bashkë me Ahmedin Shkrijel dhe Selma Kuçeviq, dy deputetë të Sanxhakut, e kanë iniciuar rezolutën që kërkon të dënohet gjenocidi në Srebrenicë. 

Siç ka njoftuar Kamberi përmes një postimi në Facebook, kjo nismë u bë si rezultat i rezolutës së OKB-së që u miratua më 23 maj 2024, që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. 

Lexo më shumë  BeH-ja paralajmëron aktivizimin e rezervës së Forcave të Armatosura

Sipas tij, nëse do të miratohet kjo rezolutë do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, pajtimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në rajon, megjithatë ai shtoi se nuk pret që ajo të përkrahet nga shumica në Kuvendin popullor.

“Sido qoftë, iniciativa ka për qëllim të dëshmojë se në Serbi ekzistojë forca politike që kundërshtojnë politikën zyrtare të negacionit të krimeve të luftës, gjenocidit dhe shtrojnë si objektiv domosdoshmërinë që Serbia të ballafaqohet me krimet që janë kryer në emër të saj, forca politike që mbështesin Rezolutën e OKB (78/282 të 23 majit të këtij viti për Gjenocidin në Srebrenicë)”, ka shkruar ai. 

Lexo më shumë  PZAP-ja me vendim skandaloz, anulon vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe

Rruga Press

YouTube player