Sylvinho mbetet në krye të Shqipërisë
Braziliani Sylvinho do të vazhdojë ta drejtojë Kombëtaren e Shqipërisë në futboll.
Kontrata e parë e Sylvinhos me FSHF-në ka përfunduar të martën. Por tekniku brazilian e ka konfirmuar se marrëveshja është arritur.
“Kemi arritur marrëveshjen, por ende nuk e kemi firmosur”, ka thënë Sylvinho.
Pritet që marrëveshja e re të jetë për dy vjet, ndërsa planifikohet edhe rritje page.
Paga vjetore e Sylvinhos ishte 750 mijë euro.
Sylvinho vlerësohet për punën që e ka bërë, përkatësisht për kualifikim dhe paraqitje në Euro 2024.
Rruga Press