KryesoreLajme

Kosova dhe Vanuatusi nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Matai Seremaiah, në Port Vila të Vanuatusit, kanë nënshkruar një memorandumin bashkëpunimi midis këtyre dy ministrive.

Përmes një komunikate të përbashkët të dy ministrive, thuhet se gjatë takimit, zëvendësministri Ahmeti dhe zëvendëskryeministri, Seremaiah, vlerësuan lart marrëdhëniet midis dy vendeve dhe diskutuan mbi mundësitë e fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin shumëpalësh.

Lexo më shumë  Kurti kushtëzon kthimin në dialog me dorëzimin e Radoiçiqit

“Palët diskutuan për zhvillimet e fundit në rajonet e tyre dhe zhvillimet botërore. Të dyja palët theksuan se paqja dhe stabiliteti janë në fokus të të dyja vendeve dhe u pajtuan që ndajnë të njëjtat vlera në këtë drejtim”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, pas takimit, palët nënshkruan një memorandumin bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Vanuatusit.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave
YouTube player