BotaKryesore

Dalin exit poll/ Rezultate surprizë të zgjedhjeve në Francë

Kanë dalë para pak çastesh parashikimet e para të exit poll mbi raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë. 

Ndryshe nga sa pritej, në vend të parë është renditur Fronti i Ri Popullor, një koalicion i partive të majta që parashikohet të parrë nga 175 në 205 vende në Asamblenë Kombëtare me 577 anëtarë.

Në vend të dytë është koalicioni i Presidentit Emmanuel Macron llogaritet të marrë nga 150 në 175 te vendeve në parlament.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Zhgënjen Bashkimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen parashikohet të marrë 115 në 150 të mandateve.

Pjesëmarrja llogaritet diku te 67%.

Në Francë, 76 kandidatë siguruan vendet e tyre në parlament që në raundin e parë, duke përfshirë 39 nga Bashkimi Kombëtar dhe 32 nga aleanca e majtë, Fronti i Ri Popullor. 2 kandidatë nga lista e qendrës së Macron fituan gjithashtu vendet e tyre që në raundin e parë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Racizmi dhe antisemitizmi kanë dëmtuar fushatën elektorale, së bashku me fushatat kibernetike ruse dhe më shumë se 50 kandidatë që raportuan se ishin sulmuar fizikisht, një zhvillim shumë i pazakontë për Francën. Qeveria kishte vendosur 30 mijë policë gjithandej vendit në ditën e votimeve.

Rruga Press

YouTube player