Këlliçi: Ç’duhet të ndodhë më që Edi Rama të japë dorëheqjen?! Ka gjithë kabinetin e 2013-ës në burg!
Nga fjala e Belind Këlliçit sot në demonstratën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit galopant.
“Ky individ duhet të vijë këtu para jush të japë llogari pse vodhi votat në 14 maj 2023, se përse kur qytetarët e pyesnin se çfarë do të bëhet me kopshtet, me çerdhet, me shkollat, me parqet, përgjigja e tij ishte: 100, 200 apo 500 euro për votë dhe më pas, pas 14 majit, fliste për nj fitore të jashtëzakonshme në Tiranë. Në fakt, fliste për një vjedhje të paprecedentë.
Ajo që ka ndodhur në 14 maj 2023 ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë, sepse Rilindja nuk di të fitojë. Rilindja di vetëm të vjedhë, Edi Rama di vetëm të vjedhë, ministrat dinë vetëm të vjedhin.
Në mbyllje të fjalës sime dua t’ju shtroj një pyetje: Çfarë duhet të ndodhë më me këtë kryetar bashkie që ky të japë dorëheqjen?! Kur shtabi i tij elektoral i 14 majit sot një pjesë është në burg, një pjesë është në arrati, një pjesë pritet shumë shpejt që të shkojë në qeli
Edi Ramës vetë çfarë tjetër duhet të ndodhë që të japë dorëheqjen e të largohet, kur i gjithë kabineti i viti 2013 me të cilin erdhi në qeveri i ka rënë në burg, kur edhe personi që ishte në krye të Programit të PS, Ilir Beqja, tashmë i ka rënë në burg?! Çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend?!
Ndaj unë ftoj çdo qytetar, edhe ata që janë skeptikë, edhe ata që preferojnë të komentojnë në rrjete sociale e të mos vijnë në protestë, edhe ata që kanë pikëpyetje, të na bashkohen sepse kjo kauzë nuk bëhet për PD, bëhet për të gjithë qytetarët. Ne sot jemi të vjedhur, demokratë dhe socialistë, me apo pa parti.
Ju ftoj që në datën 11 korrik në orën tetë të mbrëmjes, ta mbushim sheshin para Kryeministrisë si kurrë më parë sepse nga aty do të fillojë dhe uragani i shpresës dhe fitores së qytetarëve dhe PD-së.”
Rruga Press