Ministri Vitia jep lajmin për transformimin e Bllokut Operativ në Kirurgjinë Torakale. Aparatura bashkëkohore për herë të parë në Kosovë
Ministri shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se tashmë sallat operative të bllokut operativ në kirugjinë torkale janë transformuar sipas standarteve bashkëkohore. Aparatura që më parë në Kosovë nuk janë përdorur.
Statusi i plotë më poshtë
Transformohet Blloku Operativ në Kirurgjinë Torakale
Hapësira moderne sipas standardeve bashkëhore për sallat operative. Aparatura dhe metoda të reja që nuk janë përdorur më parë në vendin tonë, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
– Filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore.
– Aparatura për fiksimin e brinjëve – për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
– Aparatura për gjurmimin e nyjeve limfatike – veçanërisht për karcinomën e gjirit dhe melanomën malinje.
– Aparatura më e re Nuss – Procedurë e realizuar me VATS, me rezolucion shumë të lartë për ndërhyrje kirurgjike në regjionin e kraharorit.
– Sternotomi elektrikë – deri më tani është realizuar në mënyrë mekanike, me çekan; tash e tutje me metodë elektrike për ndërhyrje më të shpejtë dhe më të saktë.
– Transformim i dy sallave operative që do të ndikojë në zvogëlimin e listës së pritjes dhe në cilësinë e shërbimeve kirurgjike.
Rruga Press