Lajme

Deputetët e Kosovës mposhtin në ndeshjen miqësore deputetët e Shqipërisë 5:0

Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, në stadiumin Kampi Nacional në Hajvali u zhvillua sonte ndeshja e futbollit midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në një atmosferë festive ligjvënës të të dyja parlamenteve për rreth një orë shpërfaqën aftësitë e tyre në lojën e futbollit.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ndeshja filloi me intonimnin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnit të Republikës së Kosovës, ndërsa përfundoi me fitoren e vendasve, me rezultat 5:0.

Simbolikisht kupën e ndeshjes e dorëzoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit, nën shoqërimin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Rruga Press

YouTube player