Lajme

Dy ish-gjyqtarë kushtetues dërgohen në gjyq për pasurinë

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë dhe fshehje të një apartamenti në Golem, ndërsa ish-gjyqtari Fatos Lulo për deklarim të rremë mbi një dyqan.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën se kishte dërguar për gjykim ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish-anëtarin e kësaj gjykate, Fatos Lulo.

Dedja akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë, ndërsa ish-gjyqtari Fatos Lulo akuzohet vetëm për deklarim të rremë.

Lexo më shumë  Kosova forcon lidhjet me Selinë e Shenjtë – Audiencë private e Presidentes Osmani

Hetimet për dy ish-gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se ata kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme.

Në prill të këtij viti, SPAK siguroi në Gjykatën e Posaçme urdhra sekuestroje për një dyqan prej 172 metrash katrorë në pronësi  të Lulos dhe një shtëpi me sipërfaqe 60 metra katrorë në Golem në pronësi të Dedjes.

Në të njëjtën kohë, SPAK sekuestroi gjithashtu një karburant në Vlorë në pronësinë e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi dhe dy prona në emër të babait të tij. Nuk është e qartë nëse procedimi i nisur për Selimin është drejt përfundimit ose jo.

Lexo më shumë  Ikja që po zbraz vendin/ Emigracioni prek 37% të familjeve në Shqipëri

Fatos Lulo është gjyqtari i parë i shkarkuar nga procesi i vetingut për probleme në kriterin e pasurisë. Trupat e vetingut gjetën se Lulo kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë, përfshi deklarimin për dyqanin 172 metra.

Ndërkohë, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e kaloi shkallën e parë të vetingut, por u rrëzua nga një vendim i Kolegjit të Posaçëm i Apelimit. KPA e lidhi Dedjen përmes një kontrate me OSHE me apartamentin në Golem, që pretendohej se ishte i vëllait./reporter.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *