Lajme

‘Standard & Poor’s’ konfirmon vlerësimin në “B+”, problem borxhi i madh që ka vendi: Ka risqe të mëdha!

Agjencia vlerëson se ekonomia do të ringrihet gjatë këtij viti dhe  parashikon një rritje ekonomike prej 5% dhe se deri në fund të 2021 Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) do të rikuperohet në nivelet e vitit 2019 (para pandemisë).

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P), në rishikimin më të fundit të saj (30 Korrik 2021), konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se ekonomia do të ringrihet gjatë këtij viti dhe  parashikon një rritje ekonomike prej 5% dhe se deri në fund të 2021 Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) do të rikuperohet në nivelet e vitit 2019 (para pandemisë). Pritet gjithashtu që deficiti fiskal, i cili u rrit fort në 2020, do të fillojë të ulet që nga 2022 dhe do të kontribuojë që niveli i borxhit publik ndaj PBB të fillojë të ulet, ndërsa ekonomia rikuperohet dhe shpenzimet për masat kundër pandemisë do të shuhen.

S&P vlerëson se autoritetet synojnë të shfrytëzojnë çdo hapësirë fiskale për të vijuar me pagimin e detyrimeve të prapambetura të akumuluara në vitet e mëparshme, në veçanti vëmendja ndaj zerimit të stokut në rimbursimin e TVSH.

Lexo më shumë  Kufizohet rritja e çmimeve për naftën dhe benzinën. Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Agjencia shprehet, se humbjet në të ardhura, shpenzimet shtesë të lidhura me pandeminë, si dhe shpenzimet kapitale të rritura bënë që deficiti në 2020 të zgjerohej në rreth 6.8% të PBB-së, nga 1.9% në 2019. Buxheti i rishikuar 2021 targeton të njëjtin nivel deficiti në raport me PBB, dhe një vijimësi të shpenzimeve kapitale të larta.

Agjencia projekton që raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së, pasi të kulmojë në rreth 78% të PBB-së në vitin 2021, pritet të bjerë nga viti 2022 e më tej, ndërsa ekonomia rikuperohet dhe shuhet gradualisht efekti i masave mbështetëse.

Borxhi, konsiderohet relativisht të lartë sepse është i ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme fiskale. Agjencia shprehet se disa përpjekje të qeverisë do të mbështesin konsolidimin në vitet e ardhshme. Për shembull, qeveria pret që të zbatojë një strategji afatmesme të të ardhurave për të rritur mbledhjen e të ardhurave. Qeveria Shqiptare ka filluar zbatimin e një sërë sistemeve, përfshirë atë të Fiskalizimit për të siguruar miradministrim fiskal, për të modernizuar sistemin ekzistues fiskal dhe për të siguruar rritje të të ardhurave ndaj PBB-së në mbi 30% në vitet e ardhshme.

Lexo më shumë  FSK me ushtrime për ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe profesionale

Agjencia vlerëson se me rreth 28% në vitin 2018, raporti fiskal i të ardhurave ndaj PBB-së së Shqipërisë është më i ulëti në Ballkanin Perëndimor, nivel i cili sipas agjencisë i atribuohet evazionit fiskal, shkallës së lartë të informaliteti në ekonomi dhe përjashtimeve të ndryshme tatimore në buxhet.

S&P shprehet se autoritetet po ndjekin në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, i cili aktualisht karakterizohet nga risku i rifinancimit dhe ai i kursit të këmbimit, duke qenë se rreth gjysma e borxhit publik është e denominuar në monedhë të huaj. Maturiteti mesatar i borxhit publik kohët e fundit është rritur, por mbetet relativisht i shkurtër, në 4.5 vjet./dosja/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *