I arrestuari për sulm ndaj policisë gjermane, pjesë e “Kuvendit gjithëserb”
Njeriu me bluzën “Ne nuk jemi komb gjenocidal”, i cili u arrestua nga policia gjermane pas konfliktit mes tifozëve serbë dhe organeve të rendit para ndeshjes së mbrëmshme të Serbisë në Kampionatin Evropian të Futbollit, nuk është vetëm pjesëmarrës i rastësishëm i “Kuvendit gjithëserb” ose aktivist i pushtetit, por ish-zyrtar i administratës së qytetit në Beograd dhe këshilltar i SNS në Zvezdarë.
Në mediat rajonale u shfaq një foto e Reuters e një tifozi serb që udhëhiqej për duar nga dy policë gjermanë pas trazirave në Mynih dhe më vonë u konstatua se ishte Nenad Radiq, ish-sekretari i arsimit të qytetit të Beogradit, transmeton Danas.
Radiq u emërua sekretar në vitin 2022, duke pasuar Slavko Gakun.
Ai dha dorëheqjen nga kjo detyrë në shtator të vitit 2023 dhe siç raportuan mediat, kjo lëvizje ishte produkt i një konflikti me kryetarin Aleksandar Shapiq.
Rruga Press