Kurti uron Bersetin: Mik i madh i demokracisë dhe shtetit të së drejtës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar zgjedhjen e Alain Bersetit si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.
Kurti përmes platformës ‘X’, ka uruar zgjedhjen e Alain Berset-it Sekretar i KiE-së, i cili dikur ka qenë edhe president i Zvicrës.
“Shumë urime për ish-këshilltarin dhe presidentin e Zvicrës me zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i KiE-së. Ai është një mik i madh i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar këto vlera themelore të Këshillit të Evropës – vlera për të cilat Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar si një shtet aspirant për anëtarësim”, ka shkruar Kurti.
Rruga Press