KryesoreLajme

Vizitën e parë në Kosovë, Taravari takon Vitinë, flasin për sfidat shëndetësore të të dyja vendeve

Arben Taravari, është zgjedhur ministër i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas marrjes së detyrës ministrore Taravari  vizitën e tij të parë zyrtare po e realizon në Kosovë, ku është takuar me homologun e tij, Arben Vitinë.

E takimin me homologun nga Kosova, e bën të ditur Taravari, ndërsa shprehet se me ministrin Vitia kanë biseduar rreth sfidave brenda sistemeve tona shëndetësore dhe prioriteteve tona respektive për periudhën në vijim.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

“U pajtuam për përshpejtim dhe thellim të bashkëpunimeve midis dy qeverive tona, si në shëndetësi, ashtu edhe në arsim e në politika të qeverisjes së mirë, dhe në çdo sektor tjetër relevant për afrimin edhe më të madh midis dy vendeve tona dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet popujve tonë”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player