Bota

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat e veçanta amerikane mbi trupat ruse, lansohen nga HIMARS-i

Forcat ukrainase kanë përdorur për herë të parë raketa të veçanta të marra nga SHBA – të cilat shënjestruan trupa ruse në fushëbetejë, kurse pamjet e sulmeve janë bërë virale.

Si pjesë e ndihmës së saj ushtarake për Kievin, SHBA-të i kanë dhënë tashmë rreth 20 HIMARS (Sisteme raketash të artilerisë me lëvizshmëri të lartë) Ukrainës, të cilat kanë ndihmuar në fushëbetejë të luftojë kundër agresionit rus.

Lexo më shumë  BE- ja Belgjikës: Do trajtoheni si Hungaria nëse nuk ndihmoni Ukrainën

Sistemet mund të lëshojnë raketa M30 GMLRS (Sistemi i Raketave të Udhëzuara me Shumë Lansues), transmeton Telegrafi.

Neësëeek ende nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pamjet dhe ka kontaktuar ministrinë ruse dhe ukrainase të Mbrojtjes për videon, e cila deri të hënën në mëngjes kishte marrë më shumë se 118,000 shikime.

Në sfond dëgjohet kënga “Zitti e Buoni” e rok grupit italian Maneskin, ku në videon e filmuar nga ajri shfaqet shpërthimi dhe ushtarët rusë që vrapojnë përgjatë një rruge duke mbajtur me barelë ushtarët e plagosur drejt një automjeti, që me gjasë e përdornin si autoambulancë.

Thuhet se sulmi ka ndodhur rreth 13 milje nga vija e frontit në jug pranë Burchak në rajonin e Zaporizhzhia, ku raketa ra pranë të paktën shtatë ushtarëve rusë dhe një automjeti.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas bombarduan rafinerinë ruse të naftës në Yaroslavl
YouTube player