Bota

BE-ja synon ‘flotën hije’ të Rusisë në raundin e ri të sanksioneve kundër Moskës

BE-ja ka rënë dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Bëhet e ditur se ndër masat është edhe shënjestrimi i flotës hije të cisternave të Moskës që lëvizin gazin natyror të lëngshëm (LNG) nëpër Evropë.

Siç vlerëson BE-ja, 4 deri në 6 miliardë metra kub LNG rus është dërguar në vende të tjera përmes porteve të BE-së, vitin e kaluar.

Dyshohet se shteti rus e drejton flotën vetëm për t’iu shmangur sanksioneve dhe për të mbajtur rrjedhën e fitimeve të energjisë në mënyrë që të mund të financojë luftën, shkruan the Guardian.

Raportohet se Këshilli i BE-së tha në një deklaratë për shtyp:

“Për herë të parë, BE-ja ka miratuar një masë që synon anijet specifike që kontribuojnë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, të cilat i nënshtrohen ndalimit të hyrjes në port dhe ndalimit të ofrimit të shërbimeve”.

“Këto anije mund të caktohen për arsye të ndryshme si transporti i pajisjeve ushtarake për Rusinë, transporti i grurit të vjedhur ukrainas dhesi mbështetje për zhvillimin e sektorit energjetik të Rusisë, për shembull nëpërmjet transportit të komponentëve të LNG-së ose transferimit të LNG-së. Kjo masë synon gjithashtu cisternat, pjesë të flotës së errët të Putinit, të cilat anashkalojnë kufijtë e BE-së dhe Koalicionit të Çmimeve, duke miratuar praktika mashtruese të transportit detar në mospërfillje të plotë të standardeve ndërkombëtare”, vazhdon tutje deklarata, duke theksuar se në shënjestër janë vënë 27 anije.

Ndryshe, muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksionet e para që synonin anijet e “flotës hije” të presidentit rus, Vladimir Putin, që sipas saj, ishin përdorur për të anashkaluar sanksionet perëndimore mbi tregtinë e naftës ruse.

Lexo më shumë  Hungaria do t'i ishte dorëzuar Rusisë në rast se do ishte sulmuar, thotë ndihmësi kryesor i Orbanit

Por, në listën e sanksioneve të BE-së janë shtuar edhe disa kompani të tjera, duke përfshirë anije në Kinë, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shumë prej tyre akuzohen për anashkalimin e sanksioneve ose sigurimin e pajisjeve të ndjeshme për Rusinë.

YouTube player