Kryeparlamaentari i Malit të Zi dhe lideri i serbëve pritet të dënohet për grusht-shtetin e vitit 2016
Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë sot është mbajtur seanca përfundimtare për rastin “Grusht shteti” në të cilin akuzohet çetniku, lideri i serbëve dhe kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.
Ky është një rast që lidhet me një përpjekje për të përmbysur me dhunë qeverinë në prag të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
Në këtë rast akuzohen dy shtetas rusë, njëzet serbë dhe tre malazezë, mes të cilëve liderët e Frontit Demokratik pro-rus – Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq. Të gjithë ata akuzohen se kanë planifikuar sulme ndaj institucioneve dhe kryeministrit të atëhershëm, Milo Gjukanoviq, në ditën e zgjedhjeve, më 16 tetor të vitit 2016.
Këta persona akuzohen për krime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, tentativë për terrorizëm dhe krijimi i organizatës kriminale.
Thuhet se në ditën e zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit të kaluar, ata kishin planifikuar marrjen e pushtetit me dhunë, sulmin ndaj Kuvendit dhe vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez, Milo Gjukanoviq.
Aktgjykimi i shkallës së parë u miratua në maj të vitit 2019. Të pandehurit janë dënuar gjithsej me rreth 70 vite burg, ndërsa mbrëmë ka përfunduar procedura e përsëritur dhe është shpallur dënimi për 12 korrik.
Andrija Mandić (58), B.Sc. teknolog metalurgjik, atë emërtim apo titull e ka marrë në vitin 2007 me testament nga Milo Rakoçeviq, veteran “anonim” çetnik, emigrant në Francë, shkruan Antena M.
Rruga Press