KryesoreLajme

Vitia përuron në spitalin e Prizrenit shërbimin më të ri shtetëror falas, kardiologjia intervente

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka përuruar shërbimin e ri në spitalin publik të Prizrenit, atë të kardiologjisë intervente. Tashmë qytetarët e Prizrenit mund të ekzaminohen në kushte të rregullta dhe shërbimi falas.

Postimi i plotë më poshtë:

5 ditë më parë ishim në Prizren për përurimin e Shërbimit të ri në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, atë të Kardiologjisë Intervente. Qysh në ditën e parë filloj puna. Deri tani për këtë intervenim pacientët duhej të vinin në Prishtinë.

Jam shumë i lumtur që prej 5 ditësh shumë pacientë tashmë e kanë marrë këtë shërbim falë punës dhe profesionalizmit të mjekëve dhe infermiereve tanë.

✅ Sikurse është kënaqësi e veçantë kur investimet konkrete në shëndetësi japin rezultate direkte duke kursyer kohën e xhepin, por mbi të gjitha duke shpëtuar jetën e qytetarëve tanë.

Një falenderim pa dyshim shkon për stafin mjekësor, mjekët e infermierët për punën e palodhshme.

Rruga Press

YouTube player