KryesoreLajme

Lanësohet projekti e-Twinning, ministrja Nagavci: Hapë mundësi të reja bashkëpunimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen, bënë lansimin e projektit e-Twinning në Kosovë.

Ministrja Nagavci, tha se këtë vit  Kosova po bëhet, për herë, pjesë e platformës e-Twinning, e cika përfshinë më shumë se 40 shtete. Ajo tha se kjo platformë Online i mundëson Kosovës bashkëpunim me shkollat e më shumë se 40 shteteve.

Lexo më shumë  Kuvendi mblidhet sot, shqyrton në lexim të dytë 10 projektligje, mban mbledhje edhe Kryesia

Ministrja Nagavci tha se Kosova është me fat që përfshirë në programin e Erasmus+.

“Kosova është me fat që është pjesë e këtyre programeve të përbashkëta e Erasmus+. Para disa ditësh prezantuam numrin e pjesëmarrjes së lartë në këto programe të madhe. Sot po lanësojmë projektin e-Twinning në Kosovë, që mundëson një bashkëpunim të mësimdhënësve e nxënësve të Kosovës me mësimdhënës e nxënës nga vendet anëtare të programit Erasmus+.

Lexo më shumë  Bashkimi Evropian i hap dyert Malit të Zi, Shqipëria ende në pritje të IBAR

Ajo falënderoi Komisionin e Bashkimin Evropian për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në këto projekte.

Rruga Press

YouTube player