Osmani: Me presidentin e Finlandës do të punojmë ngushtë për të avancuar rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar në Zvicër presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Osmani ka thënë se Stubb është mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës dhe me të do të punojë ngushtë.
“Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb”, shkroi Osmani në Facebook.
“Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik”, shtoi presidentja.
Osmani shkoi në shtetin helvetik për të marrë pjesë në një samit paqeje për Ukrainën.
Rruga Press