Lajme

Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti viziton shtëpinë muze

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik, Ukshin Hoti, kryeministri Albin Kurti mori sot pjesë në ngjarjen e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së profesorit të shquar Ukshin Hoti, ku vizituan shtëpinë suze në Krushë e Madhe.

Në shtëpinë- muze të profesor Ukshin Hotit, kryeministri Kurti ishte nën shoqërinë edhe të veprimtarëve të tjerë të cilët njohën personalisht Hotin.

Lexo më shumë  Kraki: Edi Rama po i bën tradhti Kosovës në 5 vitet e fundit

Kryeministri Kurti është informuar edhe për dokumentet shtesë për çka u pritet që së shpejti të botohet një libër. Ky libër do të mbështetet dhe botohet nga Qeveria.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në ora 18:00 organizon tubim me strukturat  veta, në sallë “1 Tetori”, në Prishtinë. Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar disa aktivitete për nder të ditëlindjes së intelektualit Ukshin Hoti.

Lexo më shumë  Raporti i Gallup: Kosova në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës

Rruga Press

YouTube player