KryesoreLajme

Llugaliu: Në dy vitet e fundit importi nga Serbia ka rënë për 70 për qind

Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu ka deklaruar se në dy vjetët e fundit ka rënie të kontrabandës në pjesën veriore të vendit, derisa sipas tij, sundimi i ligjit në atë pjesë është i shtrirë në mënyrë efikase. Llugaliu ka thënë se masa e sigurisë ndaj mallrave serbe e vendosur një vit më parë, ka ndikuar që të mos ketë kontrabandim të armatimit dhe pajisjeve tjera nga Serbia.

Llugaliu në një intervistë për KosovaPress, ka theksuar se pas vendosjes së masave të sigurisë nga Qeveria, ka rënie të importit nga Serbia për rreth 70 për qind, ndërsa ka rritje të importit nga ana e Shqipërisë për rreth 25 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në përgjithësi, duke filluar dy vitet e fundit, sundimi i ligjit është shtirë në mënyrë shumë më efikase, shumë më të thellë në pjesën veriore, kjo ka ndikuar normalisht të bie edhe aktiviteti kontrabandës. Jo vetëm në pjesën veriore, mirëpo edhe aktivitete që ka përfshirë edhe pjesën tjetër të Republikës tonë në Kosovë”, ka deklaruar Llugaliu.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Përveç që ka rënë kontrabanda, Llugaliu ka theksuar se janë realizuar edhe aktivitete tjera që kanë përfshirë edhe pjesën tjetër të vendit.

Llugaliu ka thënë se e rëndësishme në këtë drejtim është që masa ka qenë efikase duke treguar që nuk kanë pasur infiltrim ose tentim të kontrabandimit të armatimit dhe pajisjeve tjera.

“Qeveria ka vendosur një masë e cila është bazuar në kontekstin e sigurisë që kemi në rrjedhën e ngjarjeve të qershorit të vitit të kaluar, e cila më pas ka vazhduar me eskalim, edhe me sulmin që ka ndodhur në Banjskë. Në përgjithësi ka pasur raporte edhe në burimet e afërta në nivel ndërkombëtar që ekziston një rrezik i madh që në Kosovë të evitohen eksponent dhe armatim që janë të ndërlidhura me elemente ushtarake e që kanë për qëllim të destabilizojnë sigurinë e Kosovës. Ne duke marrë parasysh që kemi kapacitete që mundësojnë kontrolle bazuar në analizën e riskut, jemi zotuar për të bërë procedorimin e bordit për aq sa ne kemi kapacitete të kontrollit. Në këtë rast ne kontrollojmë aq sa mund të kemi kapacitetin tonë, dhe kjo ka ndikuar që të ketë një reduktim prej rreth 70 për qind të importit në përgjithësi. Mirëpo, me rëndësi është që masa ka qenë efikase duke treguar që nuk kemi pasur infiltrim ose tentim të kontrabandimit të armatimit dhe pajisjeve tjera”, ka theksuar ai.
Sa i përket importit me Shqipërinë, Llugaliu thotë se ka rritje në katër mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Ne sivjet kemi një rritje të theksuar ndaj importit me Shqipërinë. Prej 122 milionë euro sa ka qenë viti i kaluar, në katër mujor, është 130 milionë, që i bie diku afër 25 për qind rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thekson Llugaliu.

Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor nga Qeveria e Kosovës, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Më vonë Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

Rruga Press

YouTube player