Sport

Gjimshiti: E njohim forcën e Italisë, skuadra ka vetëbesimin e duhur

Shqipëria është gati për të nisur rrugëtimin e saj në Kampionatin Europian të futbollit, Gjermani 2024, teksa në prag të sfidës së parë ndaj Italisë në Dortmund, në krah të trajnerit Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp edhe Berat Gjimshiti.

Kapiteni shprehet se ekipi i Shqipërisë është i përgatitur për ndeshjen e parë në Euro 2024.

Lideri i skuadrës kuqezi vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, për emrin dhe futbollistët që ka, teksa theksoi se është shumë e rëndësishme një nisje e mbarë, për të shpresuar në një rrugëtim më të gjatë të Shqipërisë në Europian.

Vlera e ndeshjes– Janë të 3-ja ndeshje të rëndësishme. Kjo ndeshje mund të të japë besim nëse fillon me këmbën e mbarë. Besoj se mund të ndryshojnë gjërat në grupe.

Dueli me Scammacan- E njoh mirë. Nuk kam folur me të, që prej herës së fundit që fituam.

Italia–  I kemi ndjekur ndeshjet e fundit të Italisë dhe trajneri na ka evidentuar forcën e tyre, ku duhet të tregojmë kujdes. Analiza nevojitet për ndeshjen e nesërme dhe besoj se jemi përgatitur mirë për të qenë gati.

Sylvinho – Trajneri na ka sjellë harmoni. Ai ka punuar shumë. Sylvinho mund të na motivojë shumë mirë, ai ka qenë lojtar i madh. Të gjithë e njihni. Në kualifikuese kemi kaluar nëpërmjet një grupi shumë të vështirë” – tha ai.

YouTube player